E Premte, 6 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet tip Peugeot ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15. Dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë drejtuesen nga automjeti.

Drejtuesja po dërgohet drejt spitalit për kontroll por nuk ka rrezik për jetën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›