E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në bypassin e Fierit/ Përplasen një betoniere dhe automjet transporti, plagoset një drejtues

Një aksident është regjistruar pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial në Fier, ku janë përplasur një betoniere dhe një automjet transporti.

Nga përplasja, betoniere ka dalë nga rruga. Si pasojë, njëri prej drejtuesve ka pësuar frakturë në krah dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.   / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›