Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, përmbyset makina! Plagoset një çift bashkëshortësh (EMRAT+VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Pukë–Fushë-Arrëz, ku një automjet është përmbysur teksa lëvizte në këtë rrugë.
Shkak paraprak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia dhe një manovër e gabuar nga drejtuesi i mjetit, Pal Prendi. Si pasojë janë lënduar një çift bashkëshortë Zoj Dema dhe Mark Dema, të cilët janë transportuar në spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore.
Raportohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Lajmi në përditësim...