E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në hyrje të Lezhës, raportohet për disa të lënduar! Dy persona gjendje të rëndë dërgohen te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës, ku dy automjete janë përplasur, duke lënë të plagosur 3 persona.

Dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor.

Si pasojë e goditjes së fortë njëra prej makinave ka dalë jashtë rruge.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Vijon..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›