Aksident ne piken e gazit 1 i vdekur nje tjeter ne lufte me jeten

Foto ilustruese bombola gazi
Fier 6 shkurt 2011 NOA- Pasditen e sotme vetem pak caste me pare nje 50-vjecar ka gjetur vdekjen se pasoje e nje aksidenti ne pune.
Aksidenti ka ndodhur ne nje pike shperndarje gazi dhe viktima eshte identifikuar si Dule Alliu i cili ishte punonjes aty.
Por nuk ka shpetuar pa pasoja as pronari i pikes se gazit i cili gjithashtu eshte plagosur dhe eshte duke luftuar mes jetes dhe vdekjes.
Sipas te dhenave paraprake i plagosuri mesohet se mban inicialet S.R.
Aksidenti mesohet te kete ndodhur ne fshatin e njohur me emrin Mbrostar ne hyrje te Fierit.
Menjehere sapo ka sinjalizuar rastin policia ka mberritur ne vendngjarje per te zbardhur dhe sqaruar ngjarjen ne fjale.
Sipas policise aksidenti nuk ka ardhur si rrjedhoje e shperthimit te ndonje bombole gazi por ende nuk behen te ditura shkaqet qe kane cuar ne kete aksident.
a.y/NOA
Lidhjeaksident Fier pike gazi pronar vdes