E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në rrugën Levan-Vlorë, përplasen 3 makina, shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit

Aksident në aksin Levan-Vlorë mbrëmjen e sotme (21 Janar).

Për shkak të reshjeve të dendura të breshërit, rruga është bërë e rrëshkitshme dhe gjithashtu shkak i këtij aksidenti.

Për pasojë janë aksidentuar 3 automjete në vendin e quajtur “Mbikalimi i Levanit”. Për momentin nuk ka raportime për të dëmtuar.

Policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes.

Në pamjet e siguruara shihet qartë rruga e mbuluar nga breshëri i rënë, gati plotësisht e mbuluar dhe mjetet që lëvizin me vështirësi për shkak të lagështirës dhe rrezikut për t’u aksidentuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›