E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në rrugën Lushnjë-Berat/ 25-vjeçarja humb kontrollin e makinës e bie në kanal, përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (5 Dhjetor) në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Mjeti tip “Hyunday” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës automobilistike, në afërsi të fshatit Çiflik. Makina me targa AB426 OB ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja e tij, një 25-vjeçare, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin, teksa ktheu edhe trafikun në gjendje normale.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›