E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në rrugën Pogradec-Korçë, makina kthehet përmbys (Video nga vendngjarja)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë.

Sipas asaj që ka mësuar korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është përmbysur në rrugë.

Në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë pagjumësia e drejtuesit të makinës.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›