E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në superstradën Lezhë-Milot, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë Milot.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën, si pasojë janë plagosur, një çift dhe vajza e tyre e mitur.

Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›