Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi sot pranë kryqëzimit të Gocajve, në superstradën Lezhë-Shkodër.
Në përplasje janë përfshirë tre automjete, ndërsa të plagosurit u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
/rtsh.al/