E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident pranë Drejtorisë së Policisë Fier, motoristi i picave plagoset pasi u përplas nga një “Mercedes”, zbulohet shkaku

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, pranë Drejtorisë së Policisë Fier.

Një drejtues motomjeti, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, është përplasur me një automjet tip “Mercedes”.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit dyshohet se i ka prerë rrugën motorit, duke shkaktuar përplasjen.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›