E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident prane Lezhes dy te plagosur

Një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në aksin Lezhë – Fushë Krujë ku dy mjete një Benc dhe një Hummer janë përplasur me njëri-tjetrin në hyrje të urës së Matit.

Përplasja ka qënë shumë e fortë ndërsa si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dy shtetas dhe pikërisht  
Kurt Aliu 60 vjeç dhe Flamur Mihana 38 vjeç nga Mali i Bardhe Kurbin, te cilet ndodheshin në bencin me targa TR 0234 M.  

I plagosuri Mihana është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak për ndihmë më të specializuar, ndërsa 60-vjeçari po ndiqet në spitalin e Lezhës.

Menjehere ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu dhe grupi i ekspertizes. Burime policore kanë theksuar për ne se policia po punon për të sqaruar shkakun qe cuan ne kete aksident.

Aksidente rrugore
Dy të vdekur nga aksidenti
Aksidente, vriten dy fëmijë
Tiranë, treni përplas makinën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›