E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident pranë Vilës së Zogut në Durrës, makina bie nga lartësia, shoferja dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Vilës së Zogut në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga disa metra lartësi. Për pasojë, ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit.

E plagosura është transportuar në Spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›