E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident pranë parkut të Liqenit të Viroit, mikrobuzi me turistë përplaset me “Audin”

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë pranë kthesës në parkun e Liqenit të Viroit, në Gjirokastër, ku një mikrobuz me turistë është përplasur me një automjet tip Audi.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›