E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor ne aksin Rrogozhine – Lushnje / Çifti bllokohet në makinë

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit.

Një automjet tip Benz në korsinë drejt Lushnjes është përplasur fillimisht me barrierën e betonit e më pas ka përfunduar duke goditur një mjet të parkuar në anë të rrugës.

Shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Nga goditja e fortë janë lënduar dy bashkëshortë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga makina.

Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore por pas ekzaminimit paraprak drejtuesi i Benz-it është dërguar në spitalin e traumës për mjekim më të specializuar. Policia po dokumenton ngjarje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›