E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident te vendpushimi i shoferit në Lushnjë-Fier, përplasen 2 automjete, 1 i plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në kryqëzimin e pushimit të shoferit në autostradën Lushnjë-Fier.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një prej drejtuesve ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës.

Mësohet se mjeti tip Volksvagen është futur në kryqëzimin nga rruga dytësore e aksit te pushimi i shoferit Divjakë në momentin që është përplasur nga mjeti tip minifurgon që udhëtonte drejt Fierit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punon për hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›