E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tek Ura e Matit, përplasen dy mjete/ Dy të lënduar nisen drejt Traumës

Një aksident është regjistruar te Ura e Matit, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›