Aksident trafiku, vdes një femër në Gjakovë

Si pasojë e një aksidenti trafiku në mes dy veturave civile, ka mbetur e vdekur një femër pasagjere nga Gjakovë. Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin i cili ka bërë kundërvajtje, ndërkohë lëndime trupore kanë marrë dy meshkuj.
“Është raportuar një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare, kurse një femër K/Shqiptare ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Hereq të Gjakovës. Trupi i pa jetë u është liruar familjareve për varrim. /Indeksonline/