E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një fëmijë 7-vjeçar, po shkonte në shkollë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur është goditur nga mjeti që po qarkullonte në aksin nacional.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit, e cila ndodhet ngjitur me rrugën kryesore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›