E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Fier, ndërron jetë drejtuesi i motorit, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Fier-Patos”, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi A.A. është përplasur me një motor të drejtuar nga Gazmend Gropa, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes fatale, drejtuesi i motorit humbi jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi A.A., si dhe pasagjerja në makinë, shtetasja E.A. Të dy ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›