Aksident tragjik në Has/ Përmbyset mjeti sportiv, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova
Sondazh
Loading ...

schedule20:26 - 31 Tetor, 2026
Një aksident tragjik ka ndodhur, në njësinë administrative Gjinaj, në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak të policisë, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të tij.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, një 38 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

