Aksident tragjik në Indi, autobusi bie në kanion, raportohet për 28 të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Indi, ku një autobus ra në një kanion duke lënë të paktën 20 të vdekur dhe shumë të plagosur.
Incidenti ka ndodhur në Indinë veriore, sipas një zyrtari në shtetin Uttarakhand. Autobusi po shkonte nga rrethi Garhwal për në Kumaon kur aksidenti ndodhi pranë fshatit Kupi.
Siç raporton indiatoday, numri i të vdekurve ka shkuar në 28 persona dhe dyshohet se ka edhe persona të bllokuar, ndërsa në automjet dyshohet se kanë qenë 35 persona.
Policia lokale thotë se numri i viktimave pritet të rritet. Disa nga banorët janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Autoritetet janë njoftuar për ngjarjen në orën 09:00 (koha lokale), kur kanë telefonuar personat që kishin rënë nga autobusi në momentin e aksidentit.
Familjarëve të të ndjerëve do t’u jepet ndihmë financiare, siç pretendon agjencia e lajmeve ANI. /vizionplus.tv