Aksident tragjik në Kavajë, 83-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, kur shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, përplasi këmbësorin M. H., 83 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi R. M., është shoqëruar menjëherë në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
/rtsh.al/