E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Lezhë, makina përfundon në ujë, humbin jetën babë e bijë (Emrat)

Babë e bijë humbin jetën pasi makina e tyre ra bë kanalin e ujë

Një aksident tragjik është shënuar në aksin dytësor Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, duke u përmbysur.

Për pasojë kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë: 54-vjeçari Anton Keçi dhe vajza e tij, 20-vjeçarja Bora Keçi, e cila ishte duke drejtuar mjetin në momentin e aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në mbrëmje, pasi familjarët, të shqetësuar nga mungesa e kontaktit, kanë nisur kërkimet.

Automjeti i përmbysur është konstatuar nga policia gjatë patrullimit në zonë, ndërsa në brendësi të tij janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›