E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

Një 75-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Sipas Policisë, 20-vjeçari E. M., duke drejtuar një motomjet, ka përplasur këmbësoren, e cila ndërroi jetë rreth orës 22:40 në spital.

Nga aksidenti mbeti i dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›