E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për vdekje të miturën 1 vjeçe e gjysmë

Një aksident tragjik është regjistruar në zonën e Farkës në Tiranë.

Një shofer 24-vjeçar dyshohet se gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë.

Fatkeqësisht e mitura, e  moshës 1 vjeçe e gjysmë ka humbur jetën. Ndërkohë bëhet me dije se shoferi është arrestuar.

 “U arrestua shtetasi A. T., 24 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›