E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident tragjik në aksin Mitrovicë-Pejë, tre persona humbin jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Mitrovicë-Pejë në afërsi të fshatit Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skënderajt Fadil Nura.


“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkrun Nura.

Ai ju ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›