Aksident tragjik në aksin ShkodërHani i Hotit, makina del nga rruga, 2 të vdekur
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar pasditen e sotme në veri të vendit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor ShkodërHani i Hotit në fshatin Shtoj i Ri, ku një automjet tip BMW me targa italiane, ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen dy rinj të cilët udhëtonin në mjet.
Ende nuk dihen identitetet e viktimave të aksidentit tragjik, ndërsa mendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara nga ana e drejtuesit të makinës. Ndërkohë në vengjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.