Aksident tragjik në minierë. Vdes një minator, plagoset rëndë një tjetër
Bulqizë- Një tjetër skenar tragjik është shënuar pasditen e sotme për punëtorët e minierës së Bulqizës, teksa një aksident i ka marrë jetën njërit prej tyre dhe ka plagosur një tjetër.
Pasditen e sotme dy minatorë janë aksidentuar, teksa ishin duke punuar në vendin e quajtur Zona e Re, në minierën e Martaneshit, ndërsa mësohet se njëri ka humbur jetën në vend ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se minatori Vebi Stafa ka vdekur pa mbërritur ende në spitalin e Burrelit, ndërsa Ermal Elezi fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Momentalisht nuk ka të dhëna të qarta në lidhje me rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje.
/IDEA/