E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet e rënda, dy të arrestuar në Kavajë

Burime nga policia lokale bënë të ditur sot se shërbimet e policisë rrugore arrestuan shtetasin  Idajet Patoshi, 44 - vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, me akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

Patoshi, duke qarkulluar në krah të kundërt në segmentin rrugor Kavajë - Durrës, në afërsi të fshatit Qerret, me automjetin tip kamion Man, u përplas me një automjet tip Golf.

Për pasojë gjetën vdekjen tre nga katër personat që udhëtonin me mjetin "Golf", Çelnik Dashi, Fatjona  Alliu,  dhe shtetasia Gëzime Alliu, me banim në Librazhd. Ndërsa,   Fatmir  Alliu, 58 vjeç, pësoi dëmtime të rënda në trup dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.  

Po nga shërbimet e policisë rrugore në Kavajë u arrestua për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor"  shtetasin  Besmir Biba, 23 - vjec, lindur dhe banues në Lezhë.

Bëhet e ditur se, 23 vjeçari, duke qarkulluar në aksin rrugor Rrogozhinë - Durrës, me një automjet tip Rover, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe duke  dalë në krahun e kundërt të rrugës u përplas me një automjet tip Benz,  drejtuar nga shtetasi Edmond Haka, 21  vjeç.

Si pasojë,  gjeti  vdekjen shtetasi Amarildo  Lleshi, 21 - vjec, banues në Kavajë, i cili ndodhej pasagjer në automjetin tip Benz ndërsa u dëmtua shtetasi Gëzim Merkja, 22 - vjec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çështjet ndaj këtyre personave, sipas burimeve policore,  i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Kavajes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›