E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, policia rrugore aksion kundër drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat

Tiranë, 8 shtator NOA Mbarimi i sezonit veror dhe largimi i emigrantëve të cilët fajësoheshin për aksidentet rrugore të ndodhura, nuk ka penguar policinë të vazhdojë me masa të rrepta për të ulur ndjeshëm ngjarjet rrugore duke ndëshkuar në masë shkelësit e kodit rrugor.

Kështu Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të masave të marra për uljen e aksidenteve rrugore dhe zbatimit të përgjegjësisë ligjore, për mbikëqyrjen dhe drejtimin e trafikut rrugor në rrugët për përdorim publik, ka hartuar dhe po ndjek një plan masash të veçantë në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore dhe në përputhje me legjislacionin rrugor.
Zbatimi i këtij plani ka filluar në datën që prej ditës së djeshme dhe do të vazhdojë, duke ushtruar kontroll ndaj drejtuesve të mjeteve në respektimin e normave të Kodit Rrugor, në funksion të forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve.
Burime zyrtare nga policisë thanë se kontrollet po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.
Vetëm dje në Qarkun e Tiranës janë konstatuar dhe janë marrë këto masa administrative:
Gjoba të vëna 868, me vlerë 939 000 lekë
Gjoba në qytet 548, me vlerë 620 000 lekë
Gjoba në linja 320, me vlerë 319 000 lekë
Leje drejtimi të pezulluara 8 raste. 
Policia bëri me dije se kontrollet për të evidentuar shkelësit do të vazhdoje edhe në ditët në vijim.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›