E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti me pasojë vdekjen e 72 vjeçares në Tiranë, arrestohet shoferi i autobotit

Një ditë pas aksidentit me pasojë vdekjen e 72-vjeçares Arjan Bilani në Tiranë, policia ka vënë në pranga shoferin e autobotit.

Gazetarja Flutura Tota mëson se sipas kamerave të sigurisë, ka rezultuar se 72-vjeçarja është penguar dhe është përplasur në gomën e pasme të autobotit, ku si pasojë e goditjes së fortë që ka marrë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi një ditë më pare pranë Gjykatës së Tiranës. Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, por fatkeqësisht 72-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›