E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksidenti me të plagosur në Ishull Lezhë, arrestohet një 33-vjeçar. Drejtoi automjetin në gjendje të dehur

Policia e Lezhës ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi shkaktoi një aksident mbrëmjen e së dielës në fshatin Ishull Lezhë.

Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues një shtetas tjetër.

Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Aktualisht, të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›