E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Golem, humb jetën 17-vjeçari

Shkodër– Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë, rreth orës 14:20 në fshatin Golem.

Një automjet është përplasur me një motomjet me dy persona. Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 28-vjeçar është plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.

Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›