E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Poloni, zi në BE, Rusi, Ukrainë e çeki



Përveç Polonisë e cila do të mbajë zi për një javë për ndarjen nga jeta të presidentit Leh Kazinski, edhe komuniteti ndërkombëtar i është bashkuar dhembjes së polakëve. Bashkimi Eruopian mban sot zi për të nderuar figurën e kreut të shtetit polak dhe 95 personave të tjerë e zyrtarëve të lartë që humbën jetën në aksidentin ajror në Smonlesk të Rusisë , të shtunën. Edhe Rusia ka shpallur sot ditë zie kombëtare, për ndër të viktimave. Presidenti ukrainas, Viktor Janoukoviç deklaroi se e ka dekretuar të hënën ditë zie kombëtare në Ukrainë, pas vdekjes së presidentit polak, Lech Kaczynski nga rrëzimi i avionit me të cilin udhëtonte, së bashku me shumë funksionarë të lartë ushtarakë të Polonisë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Zi kombëtare do të shpallet edhe në Republikën çeke, dita e varrimit të presidentit polak, Lech Kaczynski dhe e viktimave të tjera të aksidentit të djeshëm ajror në Rusi, njoftoi Ministria e Jashtme çeke, në Pragë. Më herët edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton,u bashkua me dhembjen e polakëve dhe ndërkombëtarëve për këtë tragjedi të rëndë. Ajo tha se liderët polakë, që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit, kanë lënë "një trashëgimi, që do të jetojë përherë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›