Aksidenti ngushellime nga Prishtina

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, pas aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Himarë.
Në telegramin e ngushëllimit të Presidentes Jahjaga, thuhet:
I nderuari President Topi,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në aksidentin e trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë – Himarë.
Pranoni ngushëllimet e sinqerta të qytetarëve, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të miat personalisht, për humbjen tragjike të jetëve të studenteve.
Në këto Aksidenti HimarëAksidenti, Topi: I gjithe shteti në këmbë Tragjedia në Himarë, 12 viktima çaste të rënda për familjarët e viktimave dhe për tërë Republikën e Shqipërisë jemi pranë jush për të ndarë dhimbjen e madhe për këtë tragjedi.
Zotëri President, ju shpreh solidaritetin e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ju ofrojmë përkrahjen e plotë.
Hoxhaj: Kosova pranë familjarëve të viktimave
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ngushëllimi dërguar homologut shqiptar Edmond Haxhinasto, ka shprehur tronditjen e thellë të qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Himarë, ku kanë gjetur vdekjen një numër të rinjsh dhe janë plagosur shumë të tjerë.
“Në këto çaste të rënda ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi”, thuhet në telegram.
Ministri Hoxhaj ka shprehur gjithashtu solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të qeverisë së Kosovës për të ndihmuar me çdo mjet dhe në çdo formë autoritetet shqiptare dhe familjet e të aksidentuarve për tejkalimin sa më shpejt të kësaj situate tragjike.
Aksidenti, lajmi në mediat italiane
Lajmi për aksidentin tragjik në Himarë është pasqyruar edhe në mediat e huaja, kryesisht tek ato italiane në edicionet e tyre online.
“Shqipëri, autobusi në humnerë, viktima”, është titulli i lajmit në agjencinë e lajmeve “Ansa”, në të cilin më poshtë jepen detaje të ngjarjes.
Lajmi është publikuar edhe në formë “flash” në faqen e internetit të së përditshmes “Corriere della Sera”, me titullin “Shqipëri, autobusi me studentë në humnerë”.
Po ashtu lajmi mbi ngjarjen tragjike është transmetuar edhe në ëeb site-n e “La Repubblica”, si dhe në agjenci të tjera private të vendit fqinj.