Aksidenti, plagosen 2 persona, bllokohet qarkullimi në Fushë Krujë-Milot
FUSHË KRUJË- Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.
Nga përplasja e dy mjeteve në afërisi të Thumanës është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve në të dyja kahet e rrugës, për rreth dy orë.
Nga vendngjarja raportohet se në autostradën Fushë-Krujë Milot u krijuan radhë kilometrike që arrinin deri në 7 km.
Edhe pse policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, u deshën rreth dy orë që të zhbllokojë situatën.
Ndërsa në lidhje me të plagosurit, raportohet se ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmë, por ende nuk dihet nëse ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/BalkanWeb)