E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik në Fushë – Prezë/ Ky është Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplasën 4 të rinjtë

Personi që shihni në foto është Aleksandër Krrashi, 24-vjeçari i arrestuar për aksidentin e ndodhur mesnatën e djeshme në Fushë – Prezë, me pasojë humbjen e jetës së 4 të rinjve që udhëtonin me një mjet “Benz”.

Makina e tyre u përplas me betonieren që drejtonte 24-vjeçari Krrashi, teksa nga forca vetura shpërtheu në flakë.

Krrashi u largua menjëherë pas ngjarjes nga vendi, duke lënë mjetin në rrugë.

Shoferi i betonierës Krrashi u vu në pranga pas identifikimit, ndërsa zyrtarisht policia tha se i riu ishte pa patentë për drejtimin e një mjeti të tonazhit të rëndë.

Gjithashtu, blutë njoftojnë se janë arrestuar një i afërm i Krrashit i identifikuar me inicialet V. K. pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit 24-vjeçarin, si dhe menaxheri i firmës i së prodhimit të betonit, 34-vjeçari me inicialet D.K..

Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i kësaj kompanie, S. H., 27 vjeç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›