E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, vdes në një Audi

Malishevë, 26 Shkurt NOA Një aksident rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot në rrugën rajonale Malishevë Duhël, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Bregu i Temeqinës, në lokalitetin Bellanicë të Malishevës, thanë burimet policore për agjencinë NOA.

Sipas hetimeve fillestare, ku ishte i pranishëm prokurori dhe Zëvendëskomandanti i policisë së Trafikut Rajonal, dyshohet se viktima ishte duke udhëtuar me veturën Audi në drejtim të Duhlës dhe me të arritur në kthesën e cila ishte e ngrirë nga shtresa e akullit, ka rrëshqitur dhe është sjell, sakaq nga ana e kundërt lëvizte një automjet kombi në të cilin është përplasur vetura.

Përpos shoferit të veturës i cili nuk ka mundur ti përballojë plagët, lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona tjerë që ndodheshin në automjetin kombi.

Policia tha se të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›