E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohen katër anëtarë të një familje, një prej tyre gjen vdekjen

Lezhë, 2 korrik NOA Tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur dhe një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Lezhë- Rrëshen.

Mësohet se një mjet me targa LE 65 31 A që drejtohej nga Nikoll Bazhella, ka qenë duke udhëtuar kur ka dalë nga rruga, dhe ka përfunduar në lumin Matë në afërsi të fshatit Skuraj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Pashke Bazhella, ndërsa mbetën të plagosur rëndë bashkëshorti i saj Nikoll Bazhela i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, si dhe dy fëmijët  e tij, djali 17-vjeç dhe vajza 16-vjeçe.

Policia ka transportuar drejt Spitalit Ushtarak të plagosurit nga ku mësohet se ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë që hetuesit e aksidenteve nisën punën për të zbardhur rrethanat.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe me të cilin po udhëtonte mjeti.

Familja  Bazhella po udhëtonte nga Lezhë në drejtim të Rubikut.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›