E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohen per vdekje 3 familjare


Tre persona nga e njëjta familje humbën jetën dhe një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Vlorë.

Familjarët po udhëtonin nga fshati Bilaj i Krujës në drejtim të Fushë Krujës dhe kur mjeti tip “Ford”, pa targa, po hynte nga një aks dytësor në rrugën nacionale u godit nga një autobus me targa të Durrësit.

Të parët në vendin e ngjarjes ndërhynë drejtuesit e mjeteve që ishin pranë, të cilët u përpoqën të nxirrnin nga makina e dëmtuar rëndë të plagosurin dhe tre trupat pa jetë.

Në vendin e Aksidente rrugoreKombinat, përplaset për vdekje fëmija 5-vjeçar Tiranë, aksident nga shpejtësia e madhe Fier, makina shtyp fëmijën ngjarjes mbërriti edhe policia me shërbimin zjarrfikës, që bënë të mundur sharrimin e pjesëve të dëmtuara të automjetit dhe nxjerrjen e të aksidentuarve. I plagosuri u dërgua nga policia në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia nisi hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, që ndodh në një segment rrugor tepër të ngarkuar me aksidente të ngjashme për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur lidhëse në rrugë dhe sinjalistikës.

Policia pritet të nxjerrë edhe arsyet dhe përgjegjësit e këtij aksidenti, ndërkohë që drejtuesi i autobusit u shoqërua në komisariat. Nga pasagjerët e autobusit të përfshirë në aksident nuk pati të dëmtuar.

Aksidenti i sotëm është i ngjashëm me atë të ndodhur në orët e para të 14 tetorit, ku një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut u shua në afërsi të Durrësit.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër persona, dy bashkëshortë dhe fëmijët e tyre, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Aksidenti ndodhi gjatë orëve të natës, por vetëm në mëngjes tragjedia u zbulua nga kalimtarët, që panë automjetin e përmbysur.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Emigranti ekzekuton punëdhënësin, mohon krimin
Një emigrant shqiptar me emrin Xhonathan Limani ka mohuar akuzen e vrasjes se menaxherit te restorantit, ku punonte, pasi me pare pretendohet se ai i kishte prere koken viktimes perpara nje viti. Korçë, nëna mbron babain mostër
Gjykata e Korçës, në seancën e së premtes ka dëgjuar dëshminë e nënës së dy vajzave të prostituara nga babai i tyre. Gjirokastër, femrat police
44 aplikante të reja nga i gjithë Qarku i Gjirokastrës do të konkurojnë për të qenë pjesë e efektivave të policisë pasi të ndjekin më parë studimet në këtë akademi. Korçë, 8 muaj i zhdukur
8 muaj pas zhdukjes së 68-vjecarit Veteran Avxhi nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Veteran Avxhi është zhdukur pa lënë asnjë lloj informacioni tek familjarët, ndërkohë që rasti i tij është bërë publik edhe më parë nga bashkëshortja.
Gjuetia e paligjshme, Vlorë, gjoba kundravajtësve
Gadishulli i Karaburunit, zonë e mbrojtur me ligj, përvec prerjeve të pyjeve po vuan edhe gjuetinë e paligjshme.

Lajmet kryesore

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Itali, vdes nëna shqiptare dhe dy vajzat
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
PS: Mashtrim me hipotekat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›