E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksidentohet 77-vjeçari në Velipojë, i moshuari humb jetën pas goditjes nga një automjet

Një aksident i rëndë është shënuar në Velipojë mëngjesin e kësaj të diele.

Një 77-vjeçar i identifikuar si Kol Ujka, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet e si pasojë e plagëve të marra i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e lartë e makinës.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit Marash Biçaku është arrestuar nga policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›