E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksidentohet Fernando Alonso, përfundon në spital

Aksident për Fernando Alonso. Piloti spanjoll i Formula 1, i cili pritej të garojë në Kampionatin Botëror 2021, duke u rikthyer zyrtarisht në pistë  me ekipin Alpine Renault nga 28 marsi, u godit nga një makinë ndërsa po stërvitej me biçikletë nëpër rrugët e Lugano, Zvicër. Për fat të mirë ai nuk është në rrezik, u ndihmua menjëherë dhe u transportua në spital, ku ekzaminimet e para me rreze X treguan fraktura.

Dy herë kampioni i botës rrezikon të mos jetë në GP e parë në Bahrein dhe më jo vetëm. Një dush i ftohtë për Fernando i cili vetëm në këto ditë po stërvitej më shumë se kurrë, duke shpërndarë fotot e tij me biçikletë në mediat sociale, dhe mezi priste të kthehej në drejtimin e një makine Renault, një ekip me të cilin fitoi tituj në 2005 dhe 2006 Kontrollet mjekësore në orët e ardhshme do të konfirmojnë kushtet shëndetësore të spanjollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›