E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksidentohet autobusi me studentë në Egjipt, të paktën 12 viktima

Të paktën 12 studentë humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në Egjipt, teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre.

Sipas të dhënave paraprake, shkruan A2, autobusi me studentë doli nga rruga dhe u përmbys, duke lënë dhe shumë të plagosur.

Viktimat ishin të gjithë studentë të universitetit Galala në Suez.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa po hetohet shpejtësia e lartë me të cilën mund të ketë udhëtuar mjeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›