E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet ministri i Shendetesise

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka pësuar një aksident teksa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në aksin Peqin-Elbasan.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Vasili është dërguar në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve, për momentin nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të ministrit të Shëndetësisë.

Gjithashtu, të paqarta janë ende edhe rrethanat e aksidentit, për zbardhjen e të cilave po punojnë agjentët e policisë rrugore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›