E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet për vdekje 50-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës

Të tjera rreth shkrimit Para dy ditësh vdiq një 25-vjeçar DURRES - Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku 50-vjeçari Avni Muka humbi jetën.

Muka u aksidentua nga një automjet në momentin që po kalonte trafikndarësen në vendin e quajtur mbikalimi i Serave në afërsi të Shkozetit.

Pasi Muka u aksidentua, automjeti u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij.

Ndërkohë që vetëm 2 ditë më parë Arben Çupi, 25 vjeç ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës. 25-vjeçari udhëtonte me motor të tipit papaq me targa TR 320, por në një moment ka parkuar motorin në krah të rrugës dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës.

Duke mos përdorur mbikalimin, i cili ndodhej vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi aksidenti, Arben Çupi është përplasur nga një automjet teksa kalonte mes përmes autostradës. Menjëherë pas aksidentit Arben Çupi është transportuar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›