E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksidentohet për vdekje këmbësori në Shkodër, detajet e para nga ngjarja e rëndë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik mëngjesin e sotëm rreth orës 05:50.

Policia bën me dije se makina me drejtues A.B. 35 vjeç nga Podgorica, përplasi për vdekje këmbësorin Gj.G. 80 vjeç. Ky i fundit humbi jetën menjëherë.

Me drejtuesin e automjetit, uniformat blu po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›