E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet për vdekje paparaci që po ndiqte Justin Bieber

Një paparac që po ndiqte nga pas makinën e Justin Bieber ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Paparaci 29- vjeçar po ndiqte Ferrarin e bardhë të Bieber, edhe pse këngëtari nuk ishte në makinë.

Në momentin që Ferrari i bardhë u ndalua nga policia, paparaci nxitoi të shkrepte fotot, por e aksidentoi për vdekje një makinë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar vetë këngëtari, duke shprehur keqardhje për familjet e paparacit, por duke kërkuar ligje të reja për të mbrojtur jetën e VIP-ave dhe vetë paparacëve.

ferrari

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›