Aksidentohet taksisti i dehur, vdes pasagjeri
Devoll - Nje taksist ne gjendje te dehur i ka shkaktuar vdekjen pasagjerit te tij, ndersa vete ka mbetur i plagosur ne gjendje te rende. Aksidenti tragjik ka ndodhur paraditen e djeshme ne nje rruge qe lidh qytetin e Bilishtit ne rrethin e Devollit me fshatin Baban. Gezim Xhambazi, 42 vjec, nga qyteti i Korces, ka humbur jeten nga ky aksident automobilistik, ndersa eshte plagosur drejtuesi i vetures, 50-vjecari Sheqadet Lulo, nga fshati Baban i Devollit. Nga hetimet e policise ka dale se ky aksident automobilistik ka ardhur si pasoje e shpejtesise se larte me te cilen e drejtonte mjetin 50-vjecari Lulo dhe humbjes se kontrollit te makines prej tij. Gjithashtu, policia beri te ditur se shoferi i taksise ka qene ne gjendje te dehur.
G.A
G.A