E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksidentoi këmbësorin, pranga shoferit në Elbasan

ELBASAN- Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan si autor i dyshuar i aksidentit me një të lënduar. Pasditen e djeshme, me automjetin që drejtonte i dehur, përplasi një këmbësor dhe një mjet bujqësor të parkuar dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Po ashtu në pranga përfundoi dhe një 55-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit pasi nuk kallëzoi mbi rrethanat.

Sakaq, 56-vjeçari i lënduar aktualisht është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës. Autoritetet thanë se kanë sekuestruar dhe automjetin e 44-vjeçarit, i përfshirë në aksident./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›